Ja si i etiketon Rama, Kuvendin dhe Ambasadorët...

Kryeministri Edi Rama e cilësoi Kuvendin kazan çizmesh dhe fëshfëshe çadrash. Por jo vetëm kaq, Rama nuk nguroi të vendoste edhe etiketime për ambasadorët.

“E imagjinoni dot ju që ne të zgjidhnim Prokuroren e Përgjithshme në kundërshtim me Kushtetutën dhe mos ketë asnjë reagim nga aleatët tanë strategjikë, SHBA dhe BE? Nuk është çështja e Ambasadorëve, por e vendeve që ata që përfaqësojnë. Ambasadorët nuk bëjnë asnjë deklaratë nëse nuk marrin asnjë aprovim në qendër”, tha Rama, duke shtuar se Ambasadorët recitojnë atë që marrin aprovim.

Kryeministri deklaroi se në Kuvend ka më shumë se 74 vota, ku përfshiu edhe ligjvënësit që mbështesin reformën në drejtësi.

“Nëse Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit do të kishte bërë një shkelje, ju mendoni se ata që flasin gjithmonë, aleatët tanë strategjikë, nuk do të kishin folur? Ata që rrinë si shqiponjë mbi procesin do të kishin vënë ulërimën”, tha Rama, duke iu referuar aleatëve strategjikë.