Rrëfimi i Pastorit: Një zyrtar tentoi vetëvrasjen pasi e tradhtoi gruaja, ja si e shpëtuam

Gjatë mbrëmjes së sotme në emisionin “Studio e Hapur” në News24, u diskutua ngjarja e rëndë që ndodhi një ditë më parë ku një i ri vrau një studente, pasi kjo e fundit refuzoi të lidhej me të.

Pjesë e emisionit ishte edhe pastroi Akil Pano i cili tregoi rastin e një zyrtari të administratës që ishte në gjendje të rëndë dhe kishte tentuar edhe vetëvrasjen, pasi e kishte tradhtuar bashkëshortja.

“Një individ pjesë e administratës, ishte në një gjendje të rënduar pasi bashkëshortja e kishte tradhtuar me dikë tjetër. Ai më tregoi të gjitha detajet, kishte gjetur një armë dhe kishte vendosur që të kryente aktin final. Ne kemi bërë një punë kolosale prej të paktën 6 muajsh me seanca nga 3 herë në javë. Pas kësaj ai u ndërgjegjësua që ai veprim do të kishte shkaktuar një humbje të madhe për të”-tha Pano.