Rama: Nëse ka një ndarje mes SHBA dhe BE-së, ne zgjedhim...

Kryeministri Edi Rama deklaroi mbrëmjen e sotme se vota e Shqipërisë në OKB pro rezolutës së paraqitur nga Turqia për Jeruzalemin nuk ishte kundër SHBA-ve.

Rama tha se ne mbajtëm një qëndrim të ndryshëm nga ai i SHBA-së, por jo kundër tyre. Në studion e Report TV, Kryeministri theksoi se qëndrimi i Shqipërisë ishte në përputhje me linjën e BE-së, megjithëse nuk kishte një vendim detyrues nga Bashkimi Europian.

“Qëndrimi i institucioneve të Brukselit ka qenë tërësisht i qartë. Ne duam që Shqipëria të jetë një shtet serioz dhe e kemi bërë të qartë se kur ka një ndarje mes aleatëve strategjikë ne votojmë në përputhje me BE”, tha Rama.