Lorik Cana nuk u beson dot syve! Shikoni si e priti gruaja, kur u kthye nga 'ushtria'...

Kapiteni legjendar i kombëtares së Shqipërisë, Lorik Cana, ka mbetur i befasuar nga mënyra se si e ka pritur gruaja pas rikthimit në shtëpi, aq sa e ka krahasuar atë edhe me kthimin e dikurshëm të djemve shqiptarë nga ushtria.

Bashkëshortja e Lorikut ka zgjedhur të postojë gjithçka veç familjes në Instagram. Duket që është një arkitekte, një vajzë me shije, që i pëlqen të jetojë bukur, kureshtare ndaj të veçantave që ofrojnë vende të ndryshme, por me vështirësi e kupton, që është bashkëshortja e futbollistit të njohur dhe mami i Boiken-it. Kohën me familjen ajo ka vendosur ta shijojë në realitet dhe dashurinë për ta, rrallë e shpreh publikisht.

Megjithatë largësia e Lorikut, i cili ndodhej në Amerikë gjatë këtyre ditëve, ka ndikuar dhe te Monica.

Ajo ka ndarë një foto të atyre të dyve, i ka shtuar ca figura dhe ka shprehur, që mezi po e pret bashkëshortin, duke numëruar mbrapsht ditët.

"Më mungon dashuria ime", shkruan ajo në foto duke treguar që duhet dhe një ditë deri në kthimin e tij. Shumë romantike, sidomos kur e sheh në profilin e Monica-s ku postime si këto janë shumë të rralla.

Por sikur të mos mjaftonte kjo, ajo që e ka befasuar Loriku, ishte pritja që i është bërë sot, kur ai sapo ishte kthyer në shtëpinë e tij në Tiranë.  

“Dhurata e gruas, a thu se kam 1 vit e gjysme që kam qenë në ushtri, ose dy vite si në kohë të komunizmit, dhe është lumturu kaq shumë! Në fakt unë kam vetëm nji javë që kam ik nga shpia...”, shprehet Lorik në një video, të cilën e ka publikuar në rrjetet sociale, nga ku ne kemi shpëputur disa fotografi. /SYRI.net/