Belind Këlliçi në Syri.net: Shqiptarët duhet të zgjojnë nervin e protestës, ndryshe...

Belind Këlliçi, Kryetar i FRPD-së, tha në Syri.net se e vetmja shpresë që kanë qytetarët për të fituar të drejtat e tyre është të protestojnë, pavarësisht se kush janë ata që qeverisin. “Duhet të zgjojmë nervin e protestës te të gjithë qytetarët, që të dalin dhe të kërkojnë të drejtat e tyre, të fëmijëve të tyre”, tha Këlliçi.

Ai tha se sot nga Shqipëria po ikën jo vetëm truri, por edhe mjekët, infermierët, profesnionistët.

“Kemi një Kryeministër që thotë ka punë, por ska profesionistë. Kjo tregon mentalitetin e Edi Ramës, që edhe sot shmangu takimin me naftëtarët. Miku i Edi Ramës shmang pagimin e taksave, ndërkohë që një shqiptar i thjeshtë futet në burg se s’ka para të paguajë dritat apo përfundon në burg dhe vret veten për 1 cigare hashash”, tha Këlliçi.

Ai shtoi se Kryeprokurori i Përgjithshëm në këtë vend sot është Edi Rama.

“Nëse sot do të kishim një Prokuror të Përgjithshëm të zgjedhur me veting, i pari që do të shkonte në burg ishte Edi Rama. E mbani vend si bërtiste: vetingu, vetingu, vetingu. Ku e ka sot vetingun? E zgjodhi Kryeprokurorin pa veting dhe pse e bëri këtë, pasi ai nuk e do vetingun”, tha Këlliçi.