BE gatshme të anëtarësojë Ballkanin, shkak demokracia dhe kërcënimet nga jashtë

“Ose duhet të eksportojmë stabilitet ose do të na duhet të importojmë instabilitet”, ka thënë Johannes Hahn lidhur me afrimin në BE të 6 vendeve të Ballkanit. 

Teknokratët në Bruksel kanë dhënë argumentat përse duhet që 6 vendet e Ballkanit, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Shqipëria, Kosova dhe Bosnia e Hercegovina, sipas axhendave individuale, të bëhen anëtare të BE:

A)Këto vende janë të kërcënuara nga:

•“sulmi” rus;

•Autoritarizmi turk;

B)Këto vende vuajnë nga probleme të mëdha, të tilla si

•Korrupsioni;

•Krimi i organizuar;

•Autoritarizmi

Të cilat mund të zgjidhen vetëm nëse këto vende bëhen pjesë e BE.

Kriza e emigrantëve dhe largimi I Britanisë nga BE janë arsye të ”forta” në favor të afrimit të këtyre vendeve në BE. Kjo është analiza e teknokratëve në Bruksel, ndërkohë që vendimi është në dorë të vendeve anëtare.

Përgatitur nga SYRI.net