FOTO/ ‘Kam vrarë gruan!’ Pastaj qëllon me armë nga ballkoni. Terror në Itali!

Terror në zonën e Caserta-s në Itali pasditen e sotme. Një burrë i armatosur me një pushkë është mbyllur në banesën e tij e tij në komunën Bellona dhe nisi të qëllon nga ballkoni mbi turma njerëzish.

Davide Mango

Rreth 20 karabinierë dhe forca të specializuara për negociata shkuan në vendngjarje.

Sipas raportimeve të medieve italiane, burri nisi të bërtasë ‘kam vrarë gruan’, e më pas filloi të qëllonte “në mënyrë të çmendur”. Mes kalimtarëve u krijua panik.

Katër persona, mes tyre një karabinierë u plagosën, megjithatë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Vajza e autorit, Davide Mango, 47 vjeç, arriti t’ia mbathë nga banesa dhe është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkaq vijon aksioni për arrestimin e italianit.