Frika e furthit, 400 fëmijë të vaksinuar në një javë

Institutit i Shëndetit Publik raporton për 23 raste të prekur nga fruthi, fëmijë dhe një adult të cilët vijojnë trajtimin në QSUT. 

Numri vijon të rritet pasi fruthi përhapet në ritme të shpejta ndaj autoritetet shëndetësore e vënë theksin në vaksinimin e fëmijëve në moshën 1 vjeç.

Shpërthimi i rasteve të para dhe thirrjet e bërë nga ISHP shërbyen si ndërgjegjësim që prindërit të vaksinojnë fëmijët e tyre. Në javën që lamë, në 7 ditë janë vaksinuar 400 fëmijë. Ndërkohë mjekët në çerdhet po rikontrollojnë kartelat mjekësore nëse ka fëmijë të pavaksinuar.

Autritet shëndësore ngritën grupet e punës në çdo institucion edukues dhe arsimor për të parë nëse ka fëmijë të pavaksinuar. Pavarësisht se kanë kaluar disa ditë, ende nuk ka të dhëna nëse ka fëmijë të përjashtuar me qëllim rivaksimin e tyre nga institucionet publike dhe jo publike.