Drogë dhe armë, arrestohen dy të rinj në Vlorë

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë për shitje të lëndëve narkotike dhe mbajtje të municioneve. Uniformat blu kanë arrestuar shtetasit  Aleksandër Rakipaj 30 vjeç, banues në Vlorë dhe Maringlen Musta 26 vjeç, banues në Lubonjë.

Arrestimi i tyre është kryer pasi në lagjen “24 Maji”, shtetasit M.Musta i është konstatuar nga Policia, në zgavrën e biçikletës së tij 2.20 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, kurse shtetasit A.Rakipaj i janë gjetur në banesë 292 fishekë luftarak model 56.

Ndërkohë në lagjen “Osman Haxhiu”, brenda një automjeti tip “Benz”, pa targa është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike kanabis prej 60 kg.

Po vijon puna për dokumentimin ligjor të kësaj vepre penale.

Materialet hetimore, për të dyja rastet i kaluan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.