Edi Rama nis të qajë hallin e naftëtarëve të Fierit, me korespodencë

Ka nisur videokonferenca e Kryeministrit Edi Rama me naftëtarët e Fierit dhe Ballshit lidhur me krizën që ka mbërthyer Rafinerinë e Naftës dhe kompaninë ARMO.

Pas protestave dhe premtimit që nuk do të ndalen deri në zgjidhjen e problemeve të tyre, kryeministri Rama ka pranuar të ballafaqohet me naftëtarët e ARMO e cila ka falimentuar nëpërmjet një video-konference.

Rama nga Tirana, pasi ka dëgjuar kërkesat e njohura të naftëtarëve për hapjen e Rafinerisë dhe kryerjen e etë gjitha pagesave të prapambetura ndaj tyre, u tha naftëtarëve se ata mund të komunikojnë njesoj si sot online me krerët e qeverisë për çdo problem:

"Nëse doni të vini në këmbë në Tiranë, - tha Rama, - është e drejta juaj, jo diçka që unë mund ta vendos. Ne mund të mos jemi dakord, por të paktën ta kuptojmë njeri-tjetrin. Me ju unë jam shumë dakord.

Për t’u kthyer pas në kohë, privatimi i ARMO ishte kriminal. Kriminal! Ne e kemi ngritur këtë aferë dhe nuk po i kthehem privatizimit për ta lënë topin jashtë fushës sonë, por si pasojë e atij privatizimi kriminal të atyre që luftojnë sot për të drejtat e tyre dhe ajo që ne morën ishte një i vdekur që duhej riqarë.

Pronari i ARMO-s është banka. Nuk është shteti dhe as ai që i privatizoi. Është banka dhe ajo ç’ka ne kemi bërë sepse nga njera anë jemi shumë të vetëdijshëm për vlerat kombëtare që ka ai aset dhe verat strategjitke ka qënë që të bëjmë çmos për të nxitur interesimin e investitorëve të mundshëm që të vihet në punë.

Ju thoni se gjendja teknike është e mirë, por gjendja nuk ëhstë e mirë dhe probleme të  sigurisë aty janë serioze. Duhet të investohet për sigurinë.

Qëndrat shëndetësore etj është e pakuptueshem sesi janë futur në atë privatzim kriminal dhe sot janë pjesë e atij privatizimi kriminal. Jemi në një sistem ku të drejtën e pronës e ka ai që është pronari.

Skemën alternative të shtetëzimit nuk është se e kemi përjashtuar. E kemi vënë në tavolinë, nuk e kemi mbyllur, por nga konsultimet me të huaj nuk duam të kalojmë nga nëj qorrsokak në nëj tjetër.

Çfarë konkretisht po bëjmë ne?

Premtimi për të kryer kushtin themelor të ciklit të mbyllur – pasi rafineria është dizejnuar për shfrytëzimin e naftës së ARMO-s me të gjitha karakteristikat që ka nafta në atë burm – ndaj duhet që Rafineria të garantohet me furnizim të pandërprerë nga ai burim që është jo shtetëror por privat i Bankers Petrolium.

Konsultimet që kemi bërë me Bankers nuk është se s’kemi pasur sukses, por ka munguar disponibiliteti i atyre që e kanë pasur për t’iu përgjigjur.

Ne nuk e kemi të mbyllur këtë sy. Nuk jemi dorëzuar. Nuk hyj tek ata që dorëzohen. Ne kemi bërë të gjithë komunikimet e mundshme për të pasur disponibilitet dhe nëse do të futet nqë proces për të sjellë rindezjen e Rafinerisë."