VIDEO/ Pas sherrit me kushërinjtë e Arielës, Aldo: Më këta plumba do vras atë dhe veten

Një javë përpara se të vritej tragjikisht studentja nga Zharrëza Ariela Murataj, kishte kërkuar nga të afërmit e saj të ballafaqoheshin me 23 vjeçarin Aldison Beluli.

Ky i fundit e qëlloi për vdekje me pistoletë, pasi vajza e refuzonte lidhjen me të.

Sipas të dhënave nga vendlindja e dy të rinjve, 23 vjeçari kishte debatuar me kushërinjtë e vajzës një javë më parë në qendër të fshatit Zharrëz.

Mendohet se ata i kërkuan të hiqte dorë nga Ariela dhe ta linte të qetë.

ABC News shkoi në shtëpinë e dy të rinjve, në një prej te cilave, ate të familjes Murataj janë hapur dyert e mortit