Konfirmohet/ Goretzka nuk vjen tek Bajerni në janar, por...

Presidenti i Bayernit të Mynihut, Uli Hoeness kategorikisht mohon se lojtari i Schalke, Leon Goretzka do të mbërrijë në janar.

Ai konfirmon se lojtari do të veshë fanellën e Bajernit vetëm pas muajit qershor.

22 vjeçari ka nënshkruar kontratë katër vjeçare me Bayernin pas pesë vitesh qëndrim te Schalke.