Zharrëza në zi, familja Murati përcjell Arielën për në banesën e fundit

Familja e Ariela Muratit në Zharrëz të Fierit ka hapur sot dyert për mort. Të afërm, miq, shoqëria e Arielës janë mbledhur për t'i dhënë lamtumirën e fundit të dashurës së tyre, e cila gjeti vdekjen nga dora e një të riu në Tiranë.

Varrimi i saj do të bëhet në orën 13:00.

Ariela Murati u vra me pistoletë nga një moshatar, Aldison Belulaj, të cilit ajo i refuzoi dashurinë. Autori po ashtu, duke mos e pranuar refuzimin, veç vajzës, qëlloi edhe veten. Ai është në gjendje të rëndë në spital.