Digjet banesa në Shijak, plagoset i moshuari

Një 70 vjeçar është djegur nga flakët që përfshinë banesën e tij.

Mësohet se ngjarja u shënua rreth orës 04:00 e 22 janarit 2018 në Shijak dhe gjendja shëndetësore e të moshuarit është e rëndë.

"Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkak ka qenë lënia ndezur e një qiriri. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes" informon policia e Durrësit.

I moshuari ndodhet në gjëndje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.