Sërish zjarr në Vlorë, digjet automjeti në afersi të xhamisë

Një automjet tip "Benz" është përfshirë nga flakët në afërsi të xhamisë në qytetin e Vlorës.

Shërbimi zjarrëfikës ka ndërhyrë menjëherë për shuarjen e zjarrit në mjet. Makina është djegur në pjesën e përparme të saj.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërkohë policia ka nisur hetimet.