Pas vrasjes së Arielës, vjen reagimi i Ministres së Drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka reaguar e revoltuar pas vrasjes së studentes së Juridikut, Ariela Muratit nga shoku i saj. Ministrja ka bërë thirrje se të gjithë bashkë duhet t'i mbrojmë dhe përkrahim gratë e dhunuara.

"Tragjike! - shkruan ministrja Gjonaj në Twitter.- Jeta e një vajze u pre në mes nga dora gjakatare e një burri! Ariela Murati, studentja e Fakultetit të Drejtësisë, një tjetër viktimë e dhunës në shoqërinë shqiptare. Të gjithë bashkë, të mbrojmë dhe përkrahim çdo grua në situatë dhune."