Njihuni me 29 filmat më të mirë të realizuar ndonjëherë

Jo çdo film ia vlen të shikosh, ndërsa ke dhe nga ata që mund ti shikosh edhe 20 herë pa problem. Një filmi mirë të ngelet kujtim për gjithë jetën. Ndaj le tiu njohim me 29 filmat më të mirë të të gjitha kohërave:

1- "Goodfellas" (1990)

 

Filmi më  mirë i gangsterëve I realizuar ndonjëherë nga regjizori italian Martin Scorsese. Tregon historinë e një djali që nga djalë rruge u shndërrua në një mafioz të fuqishëm.

2- "Ferris Bueller’s Day Off" (1986)

 

Një film ndryshe nga regjizori John Hughes i cili në këtë fil trajtoi adoleshencën, Adoleshencën përtej bankave të shkollës apo universitetit, me jetën sociale të të rinjëve.

3- "Anchorman: The Legend of Ron Burgundy" (2004)

 

Will Ferrell dhe Adam McKay me këtë film treguan bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që kishin në grup. E veçanta e filmit është se është kompletësisht i çuditshëm.

4-"Memento" (2001)

 

Nëse ekziston një fans i Christopher Nolan që nuk e ka parë të paktën tre herë këtë film duhet të ndëshkohet. Një film me ritëm, zgjuarsi por edhe me humor.

5- "Shaun of the Dead" (2004)

 

Një film nga tre regjizorët Edgar Wright, Simon Pegg, dhe Nick Frost në lidhje me zombit. Ajo që e bën të veçantë këtë film janë detajet e kuruara perfeksionisht që nga lëvizjet e kamerës deri tek çdo fjalë e dialogut.

6- "The Social Network" (2010)

 

Në fillim duke qenë se ishte një film i lidhur me facebook pati reagime qesharake ndaj tij. Por më pas kur filmi u hodh në treg nga regjisori David Fincher ky mendim ndryshoi, pasi u kuptua edhe rëndësia e rrjeteve sociale.

7- "Spirited Aëay" (2002)

 

E veçanta e kësaj përralle është se ajo është programuar mjaft mirë si për fëmijët ashtu edhe për të rriturit.

8- "The Shawshank Redemption" (1994)

 

Bazohet mbi një histori mbi fuqinë e mos humbjes së besimit. Trajton tema si drama dhe krimi në një mënyrë fantastike.

9- "Grosse Pointe Blank" (1997)

 

Një film që përmban histori, dramë, komedi, por edhe aksion të një njeriu që puna e detyron të kthehet te e shkuara e tij.

10- "Band of Outsiders" (1964)

 

Ky është një ndër filmat më sentimental francez të zhvilluar ndonjëherë. Një film që i ka të gjitha, emocion, energji, dhe ndjesi të rrallë.

11- "Jurassic Park" (1993)

 

Një nga filmat më të mirë të realizuar ndonjëherë nga Steven Spielberg. Të shpien ty në një botë mrekullish ku dinozaurët mbizotërojnë, me një realizim mjeshtëror.

12- "Elf" (2003)

 

Është realizuar nga regjisori Jon Favreau. Nuk është ndonjë film shumë i veçantë, por në dhjetor arrin audienca të mëdha çdo vit. Historia që kërkon të tregojë kërkon më shumë mjete teknike, por aktori kryesor arrin të dali nga situata. Ja vlen të shikohet.

13- "A Few Good Men" (1992)

 

Është një film i mbushur me dramë dhe fjalimin e famshëm prekës. Ia vlen të shikohet.

14- "Hot Fuzz" (2007)

 

Një film tjetër i regjisorit Edgar Wright. Një film aksion i kuruar deri në detajin më të vogël.

15- "Back to the Future" (1985)

 

Është filmi aventuresk më i mirë ndonjëherë. Informacioni që merr nga ai është shumë i madh.

16- "The Matrix" (1999)

 

Një film që flet në mënyrë të mrekullueshme për përzierjen e krimit me teknologjinë. Duhet ta shohësh më shumë se njëherë për ta kuptuar.

17- "Groundhog Day" (1993)

 

Filmi bazohet mbi dy çështje të ndjeshme që përplasen me njëra tjetrën po është komedia ajo që e balancon në mënyrë perfektë

18- "Magic Mike XXL" (2015)

 

Shkurtimisht një ndër filmat ku mund të shikosh udhëtimin më të mirë ndonjëherë. Plotësisht komedi.

19- "Harold & Maude" (1971)

 

Një histori e çmendur dashurie midis një të çmenduri pas vdekjes dhe një gruaje. Filmi ka skena më të buta sesa mund të ngjasojë nga titulli.

20- "The Fifth Element" (1997)

 

Cdo shprehje në këtë film ja vlen të shikohet me shumë vëmendje.

21- "The Big Lebowski" (1998)

 

Është një film që të mban me një “figurë të nxehtë” gjatë gjithë filmit. Nuk mund të shkëputesh nga ai as edhe një çast.

22- "National Lampoon's Christmas Vacation" (1989)

 

Film veror por që lidhet me Krishtlindjet. Të gjitha skenat janë komedike.

23- "Mean Girls" (2004)

 

Historia e një vajze që frekuenton një shkollë publike, por që “përzihet” me silikon.

24- "Pulp Fiction" (1994)

 

Një film i bazuar plotësisht mbi elementin kriminel. Shumë u munduan ta kopjonin por kurrë nuk arritën ta ribënin atë.

25- "The Princess Bride" (1987)

 

Një nga filmat më tërheqës të të gjitha kohëve mbi lidhjen e dashurisë.

26- "Snatch" (2000)

 

Një film ku përzihet krimi me komedinë. Duhet ta shofsh më shumë se një herë për ta kuptuar se çfarë po thotë aktori kryesor.

27- "Road House" (1989)

 

Një film që ka skena komike por nuk mungojnë ato të dhunshme.

28- "Harry Potter" 

 

Ky film nuk ka nevojë për përshkrim, pasi nuk mund të ketë njeri që nuk e ka parë akoma.

29- "Lord of the Rings" 

 

Një film i jashtëzakonshëm që i ka të gjitha: luftë, romancë, aksion, aventurë dhe gjithmonë përcjell një sens mrekullie.E.D/SYRI.net