Habit këngëtarja shqiptare: Fustanin e fejesës e kam blerë tek ‘Gabi’

Këngëtarja Orgesa Zaimi ka qenë sot e ftuara e radhës e emisionit “Pasditja ime” në “RTSH”. Këngëtarja e muzikës live njihet gjithashtu edhe për stilin e saj unik dhe shumë të veçantë të të veshurit. Ajo ka sjellë disa nga veshjet e saj më të bukura skenike, por edhe ato të përditshmërisë.

 

Fustani që na ra në sy ishte ai i fejesës së saj. Orgesa ka treguar se ai është “vintage” dhe i punuar i gjithi me dorë.

“Këtë e kam blerë në dyqane të dorës së dytë ose siç i thonë në Shqipëri, tek “Gabi”, por mua më pëlqen shumë dhe më ka qëndruar shumë bukur në trup”– ka rrëfyer Zaimi teksa ka treguar fustanin e kuq, të qëndisur.