Doktorri më i mirë në botë, vallëzon së bashku me gratë, për t’ju ndihmuar para lindjes

Lindja e fëmijës mund të jetë një nga dhimbjet më të mëdha që një grua mund të ketë dhe t’i durojë ato.

Por ky mjek brazilian ka krijuar një metodë të veçantë- të mbështetur nga shkenca- për të lehtësuar dhimbjen e grave para lindjes e që është: rutina e vallëzimit.

Dr. Fernando Guedes da Cunha, i njohur si ‘mjeku i vallëzimit’, postoi një video në Instagram të tij duke bërë vallëzim me gratë shtatzëna para lindjes, me këngë ‘Despacito’.

Videoja e tij e fundit e postuar më 15 dhjetor, tregon një grua, e cila e ka të zhvilluar diabetin, përderisa ajo ishte shtatzënë, duke vallëzuar me mjekun obstetrik ndërsa priste ardhjen e fëmijës së saj.

Dr Cunha thotë se vallëzimi nuk është vetëm argëtim, porse hulumtimi ka treguar se lëvizjes e tilla shkaktojnë një lindje më të lehtë.
Shumë nga rutinat e tij të vallëzimit përfshijnë ushtrime të cilat ndihmojnë për një lindje më të lehtë.

Kështu, në këtë mënyrë ato mund të shijojnë edhe pak argëtim duke bërë kështu që të mund të harrojnë sado pak dhimbjet.