Tensione në Siri, trupat ushtarake turke kalojnë në kufirin Sirian

Trupat tokësore turke kanë kaluar në Siri veriore si pjesë e një ofensive të madhe për të shtypur milicinë kurde, të cilën Turqia e konsideron si terroristë. Grupi kurd në shënjestër, i njohur si YPG, është aktiv në rajonin Afrin, përtej kufirit jugor të Turqisë. Milicia është pjesë e rëndësishme e një aleance të mbështetur nga SHBA, që lufton me xhihadistët e Shtetit Islamik (IS) në Siri. Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është zotuar të shtypë YPG "shumë shpejt", por SHBA po këshillon qeverinë turke të  mos ndërmarrë ofensivë ushtarake për të shmangur viktimat civile.


Turqia beson se grupi ka lidhje me Partinë e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), një grup militant i ndaluar, ndërsa vetë SHBA do të mbështeste mendimin e YPG se ata nuk janë terroristë por po pengojnë ISIS të përhapet në ato zona. Qeveria turke ka kërcënuar disa muaj për të pastruar luftëtarët kurdë nga Afrin dhe një qytet tjetër Manbij, rreth 100 km larg.