Flet trajneri i njohur: Para vitit 2002 në zyrat e FSHF vinte era sh... Duka e ka ndryshuar rrënjësisht Federatën

Në zgjedhjet që do të zhvillohen më 7 shkurt do të votohet jo vetëm për presidentin e ri të FSHF-së, por edhe për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv.

Njëri prej kandidatëve për anëtar të KE-së do të jetë Vasil Bici, i cili është propozuar nga klubi Besëlidhja.

Ish-trajneri lezhjan i ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, foli për zhvillimin e Federatës Shqiptare gjatë viteve të fundit.

Para vitit 2002, në zyrat e Federatës vinte era urinë. Trajneri merrte 500 mijë lekë. Tashmë gjithçka ka ndryshuar. Zoti Duka e ka ndryshuar rrënjësisht Federatën. Federata tashmë është një institucion serioz”, deklaroi Vasil Bici.