VIDEO/ Ronaldo filmohet duke sharë rivalin para një fëmije: Messi është i keq

“Messi është i keq”, kështu i thotë Ronaldo në formë shakaje një fëmije para gjithë lojtarëve të Realit në tunel para ndeshjes me Deportivon.

Cristiano Ronaldo vazhdon të “ngacmohet” për Lionel Messin. Tani këtë e ka bërë ndaj një fëmije para ndeshjes me Deportivon, ku Real Madridi fitoi 7-1.

Në tunel, dëgjohet një fëmijë duke folur dhe që i thotë Ronaldos se është më i miri në botë dhe në atë moment ai e përmend edhe Messin.

Duke mos e lënë të flasë shumë, Ronaldo në formë shakaje i thotë të voglit: “I keq”.

Dialogu

Fëmija: “Për mua ju jeni më i miri eh? në botë dhe Messi është...”

Ronaldo: “I keq”

Fëmija tjetër: “Më i keqi”.