VIDEO/ Vrasja e studentes, flasin fqinjët: Ariela ishte nxënëse e shkëlqyer, nuk dinim për ...

E reja që u vra mesditën e sotme në Tiranë nga djali që kërkonte të fejoheshin, ishte një studente ekselente e Fakultetit të Drejtësisë në Tiranë dhe me bursë të plotë.

Ariela Murati me origjinë nga Beratim por jetonte me familjen në një fshat të Fierit, kishte 3 vite që studionte ne Tiranë dhe jetonte në një shtëpi me qira.

Valentina Duka fqinja e Ariela Muratit, 21 vjeçares që u vra nga Aldison Belulaj, është shprehur se nuk dinim asgjë për konfliktin me 23 vjeçarin.

“Nuk dinim asgjë për konfliktin, vajza ime dhe e ndjera kanë qenë shoqe së bashku. Ariela Murati ka qenë nxënëse shumë e mirë.”

Ariela jetonte në Tiranë me të motrën e saj. Gjendja pranë familjes së tyre është shumë e rëndë. Ata njiheshin së bashku, Aldisoni ka tentuar të lidhet me vajzën dhe ka shprehur asaj dashurinë, por ndërkohë Ariela e ka refuzuar.

Po ashtu para një jave, Aldisoni është grindur dhe me familjarët e Arielës, pasi ai ka shkuar ti kërkojë dorën 21 vjeçares, por këta të fundit gjithashtu e kanë refuzuar këtë lidhje.