AUDIO/ Capital T publikon këngën ‘Infinit’

Capital T e ka publikuar në YouTube versionin audio të këngës së tij të re “Infinit”. BoBeatz është kujdesur për muzikën e kësaj kënge, ndërsa tekstin e ka shkruar vet reperi.

“Kënga e shumëpritur ‘Infinit’ tashmë ka dalë… Shijojeni”, ka shkruar Kapo në një postim në rrjetet sociale. “Infinit” është pjesë e mixtape “Winter is Here”, që u publikua në tetor dhe përmban 15 këngë.

Më herët, Trimi e kishte publikuar këngën “Yoko Ono” (11 janar), që e solli në bashkëpunim me Granit Dërgutin. Edhe kjo këngë që u publikua me videoklip është pjesë e mixtape “Winter is Here”.