VIDEO/ Renato Mekolli dhe Sara Kapo: Ja rastet kur kemi vjedhur...

Renato Mekolli dhe Sara Kapo janë dy personazhe që njihen për thjeshtësinë dhe mungesën e komplekseve.

Të ftuar në emisionin “Why Not” në “Ora News” të pyetur nëqoftëse kishin vjedhur ndonjëherë diçka, pa hezituar u përgjigjën, po.

” Unë kam vjedhur enë kuzhine” – tha Renato, ndërkohë që Sara pranoi se kishte vjedhur unaza kur ndodhej në Pekin.

Dyshja dha përgjigje edhe për shumë pyetje të tjera, midis të cilave edhe në qoftë se kishin qenë ndonjëherë në polici. Edhe në këtë rast sinqeriteti nuk mungoi.

” Po sepse kam rrahur dy vajza” – tha Sara, ndërsa Renato sepse kishte harruar dokumentat kur ndodhej në Greqi dhe kishte thënë se ishte grek.