‘Po nuk të pata unë, s’të ka askush’/ Mesazhi i fortë për vrasjen e studentes 21 vjeçare

Ngjarja e rëndë që ka tronditur ditën e sotme Tiranën pas vrasjes së një vajze vetëm 21 vjeçare nga një djalë i dashuruar pas saj, ka sjellë shumë reagime.

Edhe Pedagogu i studentes së Drejtësisë, Erlis Hereni, ka reaguar pas ngjarjes tragjike me një status në Facebook, ku shpreh dhimbjen teksa thotë se Ariela humbi jetën nga duart e simbolit karakteristik te maksimizimit shqiptar.

Statusi i plotë:

Menxyre…

5 plumba rane mbi trupin e Arieles, studentes ne vitin e trete te Fakultetit te Drejtesise!

Ajo humbi jeten nga Arme pa Leje, ne duart e simbolit karakteristik te maskilizmit shqiptar: “Po ste pata une, nuk do te te kete askush!” ???

Qofsh e parajses Ariela, gjithmone e drejtesise! Zoti u dhente kuraje familjes, dashamireve e shokeve te tu; vecanerisht atyre te Fakultetit, te cilet kane detyrimin qe te behen me te mire e me te zote, e te punojne fort qe menxyra qe te ndodhi ty te mos i ndodhe me askujt!

U prehsh ne Paqe…