FOTO/ Ja kush është infermieri nga Fieri që i mori jetën 21 vjeçares

Një ngjarje e rëndë tronditi sot Tiranën, ku 23 vjeçari Aldison Beluli qëlloi për vdekje 21 vjeçaren Ariela Murataj dhe më pas veten.

Në foto keni autorin e ngjarjes tragjike, i cili qëlloi 21 vjeçaren e cila humbi jetën për shkak të plagëve të marra dhe më pas veten.

Ngjarja ndodhi në derën e Fakultetit të Mjekësisë, në kryeqytet.

Studenti i infermierisë  Aldison Beluli 23 vjeç nga Fieri ka qëlluar për vdekje studenten e Juridikut, pasi vajza ka refuzuar kërkesën për lidhje dhe më pas veten.

E reja është qëlluar me 5 plumba, teksa po shkonte në shtëpinë e motrës së saj dhe ka ndërruar jetë në spital. Autori ndodhet në gjendje të rëndë në reaminacion.

Dy të rinjtë kanë qenë nxënës të shkëlqyer në shkollën e mesme “Sotir Kapo” në Zharrez të bashkisë Patos. Mësohet se para një jave Aldison Beluli është grindur me familjarët për këtë çështje, pasi ata i kanë kërkuar që të mos e shqetësonte më Ariela Muratin.