VIDEO/ Arda Turan bëhet menjëherë lider te Bashaksheir, shihni çfarë bëri në debutim

Mesfushori turk, Arda Turan, e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshëm aventurën e re me skuadrën e Bashaksheririt.

30-vjeçari, i cili u huazua nga Barcelona para disa ditësh, arriti të shënonte një gol fantastik në sfidën e sotme ndaj Bursaspor.

Turan u hodh në fushë në minutën e 65-t, ndërsa në të 86-tën arriti të gjente rrugën e rrjetës.

Bashaksheiri është duke udhëhequr kampionatin me 39 pikë në 18 ndeshje.