VIDEO/ Kjo skenë nuk u pa në TV, sherr te Napoli gjatë ndeshjes me Atalantën

Edhe pse Napoli arriti të triumfonte duke fituar me rezultatin 0-1 ndaj Atalantës, përballja e sotme nuk ka kaluar pa probleme.

Në minutën e 74-t u regjistruar një episod mes trajnerit Sarri dhe sulmuesit Lorenzo Insinje. Tekniku i napoletanëve vendosi të hidhte në fushë Marek Hamshik duke nxjerrë nga loja sulmuesin italian.

Insinje nuk e priti aspak mirë këtë zëvendësim, duke debatuar në stol me trajnerin.

Mediat italiane raportojnë se numri 24 i skuadrës së kaltër e ka ofenduar Sarrin, ndërsa ai ka reaguar duke i thënë të ulet dhe ta mbyllë gojën.

Pas kësaj polemike, priten ndëshkime nga drejtuesit e Napolit, për futbollistin Lorenzo Insinje.