FOTO/ Hysaj apo Berisha, shihni se kush mori notën më të lartë

Napoli arriti të marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Atalantas në transfertën e javës së 21-të të Serie A.

Ekipi i Maurizio Sarrit fitoi 1-0 me golin e Dries Mertens. Dy lojtarët e Kombëtares shqiptare, Etrit Berisha për Atalantën dhe Elseid Hysaj për Napolin, ishin titullarë në këtë ndeshje.

Edhe pse Napoli fitoi, Hysaj ka marrë një notë relativisht të mirë, pasi sipas medieve italiane atij iu vendos nota 6.4, ndërsa Berisha edhe pse ka pësuar gol ka marrë një vlerësim disi më të mirë se mbrojtësi i Kombëtares, 6.6.

Hysaj ishte më i dobëti për skuadrën e tij.