Erdogan me deklarata të fuqishme: Kush do që të na dalë përpara do ta kalojmë, do të derdhet gjak

Presidenti i Turqisë po flet në Bursa për operacionin ‘Dega e Ullirit’ që ka nisur ushtria turke që mbrëmë.

"Ne do ta përfundojmë operacionin në një kohë shumë të shkurtër," tha Erdogan, duke iu drejtuar një turme të madhe mbështetësish në qytetin veriperëndimor të Bursës të dielën.

Kreu turk shtoi se opozita pro-kurde dhe PKK nuk kishin thirrur njerëz për protesta dhe paralajmëruan se forcat turke "po ndjekin çdo hap të tyre". "Dijeni se kudo që shkoni në rrugë, forcat tona të sigurisë janë në këmbë, "Tha Erdogan.

Që nga fillimi i operacionit "Dega e Ullirit" të shtunën mbrëma ushtria turke ka goditur 153 objektiva, duke përfshirë atë që thoshte ishin njësi të Shtetit Islamik dhe pozicionet e grupeve kurde PKK, KCK, PYD dhe YPG, të gjitha grupet që Ankaraja e konsideron terroriste .

Ai gjithashtu ka dhënë dhe një deklaratë shumë të fortë për shtete që do mundohen që ta ndalojnë “Kush do që të na dalë përpara do ta kalojmë”.

Erdogan gjithashtu shtoi se në këtë luftë që ka marrë Turqi do të derdhet gjak.

/Syri.net/Ariglon Pali/