Abrashi: Fitore e madhe ndaj Leipzigut, tani fokusi te Dortmundi

Freiburg ka shënuar fitore të rëndësishme në kuadër të Bundesligës.

Vendasit triumfuan para shikuesve të vetë ndaj një ndër skuadrat më të forta gjermane, RB Leipzig me rezultat 2-1.

Rreth këtij takimi, ka folur edhe mesfushori i kombëtare shqiptare, i cili vesh fanellën e Freibugut, Amir Abrashi.

Ky i fundit ka ndarë gëzimin me tifozët për këtë fitore të madhe dhe se fokusi tashmë është për ndeshjen e radhës ndaj Borussia Dortmundit.

“Fitore e madhe ndaj RB Leipzig. Tani të fokusuar për ndeshjen e radhës ndaj Dortmundit në Bundesliga. Faleminderit tifozëve për përkrahjen e madhe”, ka shkruar ndër të tjerash Abrashi në Instagram.

Pas kësaj fitore, Freiburg zë pozitën e 12-të renditjes tabelore të ligës elitare gjermane me 23 pikë.

Ndryshe, 27-vjeçari deri më tani ka pasur 58 paraqitje për skuadrën gjermane, ku e ka shënuar katër gola.