Këngëtari i njohur shqiptar tregon pse është zhgënjyer nga Nora Istrefi

Në emisionin "Shiko Kush Luan" në Top Channel, në rubrikën "Ndaje ose pije", Jul Deda e ka pyetur Ylli Limanin se cila nga këngëtaret shqiptare e ka zhgënjyer pasi ai i ka shkruar tekstin e një kënge.

Ylli pasi ka rezistuar për disa minuta ka thënë emrin e Nora Istrefit. Ylli ka shkruar tekstin e këngës "Majëm" , të kënduar nga Nora Istrefi.

Më pas Ylli i ka thënë Norës "Të dua", duke e lënë të kuptohet që e ka thënë vetëm për lojë.