Zbulohet shkaku i vdekjes së Tom Petty

Rokeri legjendar, Tom Petty, u nda nga jeta në tetor të vitit që lamë pas,  në moshën 66 vjeçare.

 Ndërsa shkaku zyrtar i vdekjes së muzikantit është zbuluar vetëm pak ditë më parë.

Sipas familjes së tij, muzikanti 66-vjeçar vdiq pas një mbidoze të drogave.

Mbidoza erdhi si rezultat i marrjes së një shumëllojshmërie medikamentesh për të menaxhuar dhimbjet nga emfizema dhe problemet e gjurit.