Shpërthen historiani i Nexhmije Hoxhës/ Skënderbeu ka lindur ortodoks, nëna e tij sllave, ka vrarë mysliman

Politikani dhe historiani Paskal Milo në një debat televiziv duke diskutuar për njërën ndër figurat më të mëdha shqiptare Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka thënë se duhet ta zbresim Skënderbeun çfarë ka qenë në të vërtetë. Ai ka thënë se nëna e Skenderbeut ka qenë sllave , pse duhet të irritohemi, përse duhet të na vijë keq?!.Ai ka thënë se Skënderbeu ka lindur ortodoks.

Milo është ndalur edhe te fragmente tjera lidhur me këtë figurë duke përmendur fakte tjera se emrat e fëmijëve të Gjon Kastriotit janë me origjine sllave .

Nëse duam ta zbresim Skënderbeun me këmbë në tokë duhet ti themi disa gjëra që i kanë thënë historianë me kohë e me shekuj .

Skënderbeu sipas Milos ka thënë se është luftëtarë për mbrojtjen e krishterimit.