FOTO-SKANDAL/ Pse hesht Thaçi dhe Haradinaj? Shefi i ish ‘UDB’ në Kosovë. Kush i dha leje?

Vrasja e politikanit serb në Mitrovicë, Oliver Ivanoviç, ishte lajmi më i keq për Kosovën dhe rajonin gjatë kësaj jave.

Por ndërkohë që autoritet kosovare në bashkëpunim me ato partnere,por edhe një njësi e palës serbe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, ajo që ngre dyshime të mëdha, është prezenca e sigurimit serb këto ditë në Kosovë.

Ajo që tashmë me plot gojën mund të cilësohet një skandal i madh, është që në Kosovë ndodhet dhe shefi i shërbimit sekret serb, Bratislav Gasiç (personi me shigjetë të kuqe), i quajtur ndryshe BIA (Bezbednost Informativna Agencija).

E çuditshme prezenca e tij në Kosovën ndërkohë që nuk lejohet ardhja e një shefi të shërbimit të fshehtë në një vend tjetër.

Nuk e di se çfarë leje mund ti ketë dhënë Thaçi apo Haradinaj, shefit të zbulimit të fshehte të Serbisë, Bratislav Gasiç.