ZYRTARE: ‘Goditja’ e radhës, Skënderbeu transferon dy lojtarë

Kampionët e Kosovës, Trepça 89’ kanë përforcuar skuadrën duke marrë 2 futbollistët e Skënderbeut në huazim për gjysmën e dytë të sezonit. Bëhet fjalë për Shend Kelmendin dhe Egzon Korenicën.

Kelmendi u aktivizua në takimet e Kupës me Skënderbeun, por në kampionat nuk arriti të marrë asnjë minutë. Korçarët kanë menduar ta huazojnë te skuadra e Kosovës për të pasur më shumë minuta aktivizimi.

Futbollisti tjetër që do i bashkohet 89-çit është i riu Egzon Korenica, i cili u testua nga trajneri Daja në Antalia. Ai vjen nga kampionati suedez dhe mësohet se ka nënshkruar me Skënderbeun, shkruan panorama.

Klubi korçar ka vendosur ta transferojë atë te kampionët e Kosovës, për t’u rritur si futbollist. Si Kelmendi ashtu edhe Korenica janë prezantuar disa çaste më parë dhe do t’i bashkohen skuadrës në stërvitje.