FOTO/ Përplasen tre makina në Tiranë

Një aksident automobilistik ka ndodhur në kryeqytet, në zonën pranë mbikalimit të Selitës.

Në aksident janë përfshirë 3 makina, ndërsa menjëherë kanë mbërritur në vendngjarje efektivë të policisë rrugore.

Nga raportimet bëhet e ditur se nuk ka asnjë të plagosur, por vetëm dëme materiale, ndërsa në rrugë qarkullohen normalisht.

Paraprakisht dyshohet që shkak i aksidentit të jetë bërë moti me reshje shiu.