Heroina e kapur në Kapshticë/Furtunë pezullimesh në policinë e Korçës…

Prokuroria ka zgjeruar hetimet në lidhje me trafikun e drogës, ndërsa dje u bllokuan në Kapshticë në një autobus, që rezultoi i kompanisë së shefit të krimeve të Korçës, një sasi prej 2 kg heroinë.

Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se nga hetimet e deritanishme të Prokurorisë dhe SHÇBA –së, është konkluduar pezullimi nga detyra edhe i 5 punonjësve të tjerë të policisë, përveç atij të Edmond Çelës.

Pezullimi do të jetë deri në verifikimin e plotë a janë kryer në rregull procedurat e kontrollit, pasi droga nuk u arrit të zbulohej nga pala shqiptare.

Shërbimi për çështjet e Brendshme dhe Ankesat si dhe Drejtoria e Standardeve ka nisur hetim penal dhe disiplinor për këtë rast. 

Droga prej 2 kg heroinë do të kalonte drejt Greqisë nga Kapshtica, në autobus me targë AA 390 NY në pronësi të kompanisë Metro