Aeroporti i Vlorës/ Ja tre kompanitë që kanë paraqitur ofertat…

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dhënë detaje të tjera, pasi kryeministri Rama dha lajmin për një aeroport të ri në Vlorë.

Në këtë institucion është paraqitur shprehja e interesit për projektin e Aeroportit të Vlorës.

Sipas propozimit aeroporti mendohet të ndërtohet në zonen e Akërnisë. Oferta është paraqitur nga një konsorcium i tre kompanive ndër më seriozet, të cilat janë: Cengiz Construction; Kalyon Construction; Kolin Construction.

Me marrjen e ofertës, do të ngrihet një grup i posaçëm me përfaqësues nga Ministria e Infrastrukturës e Energjisë dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë që do shqyrtojë aspektet teknike të propozimit dhe ndjekë hapat e mëtejshëm në përputhje me përcaktimet ligjore.