Shefi i Krimeve në Korçë shok i Shullazit, ja deputeti i PS që e mbron…

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar në rrjetet sociale mesazhet e qytetarëve në lidhje me shefin e krimeve të Korçës, Edmond Çela, në autobuzin në pronësi të të cilit, një ditë më parë u bllokuan në Kapshticë 2 kg heroinë. Sipas qytetarit dixhital,Çela është shoku i ngushtë i Emiljano Shullazit dhe mbrohet nga deputeti i PS-së, Ilir Pendavinji.

Komenti i plotë i publikuar nga ish-Kryeministri

Kjo është Narkopolicia që duam!

Shefi i krimeve ne Korçe ortak i Milit të Partisë, trafikant heroine!

Lexoni mesazhet e qytetareve dixhital. sb

 “Përshëndetje dr shefi i policisë hetimore të Kapshticës, ortaku i Shullazit iu kap autobuzi në Kapshticë me 2 kile heroine dhe shumë e latë”

 “Përshendetje doktor ! Sot në Kapshticë nga pala greke është kapur një autobuz i linjës Shqipëri-Greqi, i cili transportonte Heroinë. Ky autobuz dhe disa autobuzë të tjerë janë defakto në pronesi te Shefit të Hetimit të Krimeve në Drejtorinë e Kufirit Korcë Edmond Cela. Këtë gjë e di një Korcë e tërë dhe vetëm strukturat e shtetit nuk dinë gjë. Pra që ky person ka ketë pasuri dhe mban këtë post prej shumë vitesh, duke bërë trafik droge dhe qëniesh njerëzore vite më parë. Ky bashkëpunon dhe me deputetin e PS Ilir Pendavinji, i cili e mbron për të mos e hequr nga vendi i punës që mban kundrejt aferave të pista që bëjnë bashkeë. Kjo pra na paska qenë "Policia që Duam".....”

 “Përshëndetje z Berisha! Edmont Cela një shoku i ngushte i Shullazit ju kap autobuzi në doganë me 2 kile heroine”