FOTO/ Vuçiç vendos lule në vendin ku u vra Oliver Ivanoviç

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç po zhvillon vizitën e tij njëditore në Kosovë, ku para një ore ishte në manastirin e Banjskës. Ai sapo ka arritur tani në Mitrovicën veriore dhe ka vendosur kurora lulesh tek vendi ku u vra politikani serb, Oliver Ivanoviç mëngjesin e së martës. Shkak i vizitës së Vuçiç ishte pikërisht kjo vrasje.

Gjatë qëndrimit të manastir, Vuçiç kërkoi që ky rast të zbardhet sa më shpejt, shkruan Expres. Më pas, Vuçiç do të qëndrojë në Fakultetin e Shkencave Teknike në Mitrovicën veriore, në një takim të mbyllur, do të bisedojë me përfaqësuesit politik dhe institucional të serbëve të Kosovës dhe pastaj është parashikuar që Vuçiç të udhëtoj për në pjesën qendrore të Kosovës, në Graçanicë dhe Llapna Sellë, ku do të bisedojë me banorët.