Marku nuk ndalet/ Brenda janarit s’ka më prokurorë të komanduar nga Llalla…

Kryeprokurorja Arta Marku brenda janarit do të ndërpresë të gjitha komandimet e prokurorëve. Deri më tani, Kryeprokuroja ka ndërprerë komandimet e 6 prokurorëve, ndërkohë që janë edhe 24 prokurorë të tjerë që janë të komanduar në detyrë.

Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se në bazë të urdhërit të Markut, të gjithë prokurorët do të kthehen në vendet e tyre të punës, atje ku janë emëruar.

Pak ditë më parë ajo firmosi lirimin e drejtuesve të Elbasanit, Kukësit, Fierit, Tiranës dhe dy prokurorëve pranë Prokurorisë së Përgjithshme.