FOTO/ Ja mëshira e Bababuçit të Vitit të Ri...

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetin social denoncimin e një qytetari në lidhje me një akt aspak njerëzor të ndërmarrë ndaj një të moshuari të paralizuar.

Banorit të Kastratit i kanë prerë energjinë elektrike, edhe pse ai është i paralizuar. Ish-Kryeministri në komentin e tij shkruan “ja mëshira e Noriegës, Bababuçit të Vitit të Ri!”