Zyrtare/ Arrihet marrëveshja, Rafinha tek Interi deri në vitin 2021
Rafinha Alcantara është zyrtarisht futbollist i Interit në Serinë A. Pas bisedimeve intensive njëjavore, Barcelona ka pranuar ofertën e fundit të zikaltërve.
Formula e transferimit do të jetë huazim deri në fund të sezonit me të drejtën e blerjes për 35 milionë euro, plus tre milionë në forma të tjera.
Më 1 korrik të këtij viti Interi do të ketë të drejta të plota sportive mbi futbollistin, i cili do ta mbajë veshur fanellën zikaltër për 3 sezone e gjysmë, pra deri në qershor të vitit 2021.
Mesfushori me origjinë braziliane do të shndërrohet në lojtarin më të shtrenjtë që ka prodhuar “La Masia”.