Lamtumirë prekëse, Mkhitaryan ikën me lot në sy nga Manchesteri

Mkhitaryan është më afër Arsenalit, çka do të thotë se tani Sanchez është gjithashtu më afër Manchester Untied.

Sipas asaj që raporton “Daily Mail”, mesfushori Henrikh Mkhitaryan, i ka dhënë lamtumirën shokëve dhe stafit të Manchester United me lot në sy në qendrën stërvitore në Carrington.

Ai është parë tejet i mërzitur kur po largohej nga Carrington, teksa burime të sigurta të “Daily Mail” tregojnë se ish-asi i Borussia Dortmundit ka shpërthyer në lot, pasi ende nuk po mund ta kuptojë arsyen e vërtetë të largimit nga “Old Trafford” me dëshirë të Jose Mourinhos.

Largimi i Mkhitaryan do të thotë se tani Alexis Sanchez është më afër transferimit në “Old Trafford”.