FOTO/ Transformohet vajza seksi e Sabianit, shikoni si duket tani anëtarja e labelit OTR

Vajza sexy e këngëtarit të njohur ka vendosur të transformohet.

Kejsi Meidini, vajza e Sabianit nuk është më bionde. Me anë të një postimi në Instastory ajo ka treguar, se është shndërruar në një vajzë mjaft tërheqëse me flokë të kuqe.

Kjo është një kohë eksperimentimesh dhe shumë emra të njohur të show-bizit kanë guxuar të ndryshojnë pamje. Kejsi është cilësuar si një nga femrat më tërheqëse, e cila veç modelingut po bëhet pjesë e botës së muzikës.

Kejsi është anëtare e grupit OTR dhe është shfaqur krah reperit Noizy. Pas hyrjes në këtë grup të Oriola Marashit, Kejsi gjithsesi nuk ka mbetur në hijen e saj, por gjithnjë ka mundur të shpalosë anën e saj më të mirë në labelin e drejtuar nga reperi i njohur shqiptar.