E pathyeshme Nora Gjakova, rrëmben medaljen e artë në xhudo

Pasi e siguroi medaljen e argjendtë duke mposhtur në gjysmëfinale xhudisten nga Panamaja, Miryam Roper, Nora Gjakova ka triumfuar edhe në finale të “Tunis Grand Prix 2018”, për ta rrëmbyer medaljen e artë.

Xhudistja kosovare mposhti në finale kundërshtaren nga Korea, Youjeong Kwon në kategorinë deri 57 kilogramë.

Shansin për të rrëmbyer të artën e kishte edhe Distria Krasniqi, por humbi në finale nga braziliania, Jessica Pereira, për të rrëmbyer vetëm medaljen e argjendtë.