Tërmet i fuqishëm shkund Amerikën

Një tërmet i fuqishëm ka goditur kontinetin amerikan këtë të premte.

Tërmet me magnitudë 6,5 ka goditur bregun lindor të shtetit meksikan të Baja Kalifornisë, ka raportuar "U.S. Geological Survey".

Tërmeti, sipas USGS goditi 69 kilometra në veri-lindje të qytetit bregdetar të Loretos, i njohur për arkitekturën e epokës koloniale.

Sipas të njëjtit burim, epiqendra e tërmetit ishte dhjetë kilometra poshtë sipërfaqes së ujit.

Nga raportimet e para mediatike, nuk flitet për të lënduar.