Kallashi vuan nga dashuria, dashuron dikë që s'mund ta ketë

Pavarësisht se prej disa kohësh është tërhequr nga provokimet me format e saj trupore, Kallashi mbetet një "sex simbol" për meshkujt shqiptarë.

Por jeta e saj personale duket se nuk po shkon dhe aq mirë. Prej disa javësh në rrjetet e saj sociale ajo poston vazhdimisht statuse dhe video, të cilat tregojnë se po vuan.

"Duket e lumtur apo jo? Tregon shaka, qesh, mirëpo brenda është duke vdekur, është e lënduar, e lodhur nga të qenit e mirë.

E lodhur nga jeta", thuhej ndër të tjera në videon e postuar nga Kallashi.

Dhe nëse po vrisnit mendjen, se çfarë po ndodh me kërcimtaren e njohur, Kallashi sot ka zbuluar se po vuan një ndarje të dhimbshme.

"A nuk është shkatërruese? Ti ta kesh ëndërr dhe dikush tjetër realitet. Të ka ndodh kjo?

Të dashurosh dikë, që Zoti e shkroi për dikë tjetër. Të dashurosh dikë, që nuk mund ta kesh", shkruan Kallashi.